Cash Reader

Një aplikacion për celular për leximin e parave për persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm

Ajo që e bën këtë lexues parash special

Cash Reader është një aplikacion celulari që njeh numrin më të madh të monedhave të botës: nga Evropa deri në Australi.

Teknologji asistive që lexon vlerën e parave me zë të lartë dhe me lehtësi.

Kalo në profilin silent dhe vlera e kartëmonedhës do të shndërrohet në dridhje. Përdore në vende me zhurmë apo kur ke nevojë për privatësi.

I bërë fiks për përdorim me VoiceOver të iOS-it dhe TalkBack të Android-it.

Shkarko Cash Reader në App Store ose Google Play falas. Versioni falas njeh vetëm dy / tri vlerat më të ulëta për çdo monedhë.

I krijuar me aksesueshmërinë në mendje. Drejtoje kamerën e telefonit mbi një kartëmonedhë dhe aplikacioni do të të tregojë vlerën kohë reale. Mos u merakos për dritën, këndin apo fokusin!

I konceptuar për persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm, prandaj karakteret e zmadhuara të lexueshme.

Aplikacion offline i besueshëm: funksionon pa lidhje Interneti.

Aplikacion fantastik për udhëtime jashtë shtetit! Të asiston të identifikosh shpejt kartëmonedha apo për të dalluar prerje të ndryshme të monedhës.

Versioni i plotë i disponueshëm për t'u blerë brenda aplikacion-it në çdo kohë. Ai zhbllokon akses të pakufizuar në të gjitha vlerat e prerjeve. Mos ngurro të aktivizosh provën 14-ditore falas dhe provo gjithçka!

Menu