Demonstrime

Këshilla praktike për të kuptuar më mirë Cash Reader-in

Cash Reader gif showing bulk identification of various world currencies

Identifikim i besueshëm i monedhave

Mund të identifikosh prerjet e një monedhe të vetme menjëherë me saktësi më të madhe. Gjithashtu, monedha të ndryshme mund të identifikohen njëkohësisht, ndoshta kur udhëton jashtë shtetit.

Vetëm drejtoja kamerën e aparatit tënd kartëmonedhës për t’ia dëgjuar, parë, apo ndjerë vlerën. Vlera e kartëmonedhës lexohet me zë të lartë përmes folësit të aparatit tënd si dhe shihet në ekran me shkronja të mëdha të lexueshme.

Aksesueshmëria vjen e para

Cash Reader punon shkëlqyeshëm me të gjitha tiparet e aksesueshmërisë të VoiceOver-it apo TalkBack-ut. Ai gjithashtu mbështet tekst të çdo madhësie për përdorues me shikim të pjesshëm. Numërimi i parave s’ka qenë kurrë më i lehtë.

Cash Reader gif showing accessibility text enlargement
Cash Reader gif showing banknote identification via vibrations

Lexo paratë me dridhje

Kur e ke aparatin në profilin silent, vlerat e parave do të shndërrohen në dridhje. Kjo ndihmon për numërim të shpejtë të kartëmonedhave në vende me zhurmë ose për sigurimin e privatësisë kur është nevoja.

Menu